TIRANË- Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale për Hysen, Hygerta dhe Amarildo Metën. Vrasje me paramendim është akuza që rëndon ndaj Hygerta Metës dhe vëllait të saj, Hysen Meta, ndërsa për Amarildo Metën, vetëm akuza e asgjësimit të kufomës. 49-vjeçari Pëllumb Meta u ekzekutua më 10 shkurt në banesën e tij në fshatin Shënavlash dhe më pas tre fëmijët e tij, Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta e varrosën në kasolle, në tentativë për të fshehur kufomën. Ngjarja makabër u zbulua nga policia dy javë më pas, më 23 shkurt, pasi djali i madh i familjes, Hysen Meta, e denoncoi të atin të zhdukur.
Mbyllen hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës, tre fëmijët merren të pandehur
49-vjeçari Pëllumb Meta u ekzekutua më 10 shkurt në banesën e tij në fshatin Shënavlash dhe më pas tre fëmijët e tij, Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta e varrosën në kasolle, në tentativë për të fshehur kufomën.
Poll