Video

Anduel Xhindi largohet nga "Illyrian Guard"

“Illyrian Guard” u krijua në vitin 2019 nga ministri i Brendshëm i kohës Sandër Lleshaj, si policia private me kapital 100% shtetëror që do ndryshonte faqen e shërbimeve abuzive që ofronin privatët në këtë sektor.

F.m
Anduel Xhindi largohet nga "Illyrian Guard"
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Anduel Xhindi

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Anduel Xhindi është larguar nga drejtimi i "Illyrian Guard", post të cilin e mori në tetor të vitit 2023. Deri më tani raportohet se Xhindi do të pasohet nga Enrik Banushi, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht. “Illyrian Guard” u krijua në vitin 2019 nga ministri i Brendshëm i kohës Sandër Lleshaj, si policia private me kapital 100% shtetëror që do ndryshonte faqen e shërbimeve abuzive që ofronin privatët në këtë sektor. Sipas ligjit, kjo shoqëri tregtare me kapital 100% shtetëror do të ofronte shërbime me pagesë kundrejt palëve të treta, subjekte publike apo private, në fushën e rendit dhe të sigurisë publike.

Poll

MOS HUMB