Video

Atentat kushëririt të Inez Hajrullës

Pas atentatit, Kevin Hajrulla është nxjerrë nga makina nga kalimtarë të rastit dhe është dërguar në spital. Bashkë me të mbeti i plagosur dhe 35-vjeçari Armand Spahiu, i cili shiste fruta-perime pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

F.m
Atentat kushëririt të Inez Hajrullës
Kevin dhe Inez Hajrulla

TIRANË- Kevin Hajrulla, 30 vjeç, kushëriri i Inez Hajrullës ra pre e një atentati një natë më parë në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në lagjen “24 maj” në afërsi të postës së Çoles. Hajrulla po udhëtonte me një automjet tip “Mercedes Benz” dhe në momentin që parkoi, autorët qëlluan në drejtim të tij me breshëri plumbash. Nga hetimet paraprake, mendohet se janë zbrazur të paktën 30 plumba. Pas atentatit, Kevin Hajrulla është nxjerrë nga makina nga kalimtarë të rastit dhe është dërguar në spital. Bashkë me të mbeti i plagosur dhe 35-vjeçari Armand Spahiu, i cili shiste fruta-perime pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Makina e autorëve, tip KIA, u gjet e djegur në fshatin Panaja në autostradën Vlorë-Fier, ndërsa autorët më pas janë larguar në drejtim të paditur. Brenda automjetit janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov dhe dy krehër me fishekë. Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa për gjetjen e autorëve, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë prej tyre. Dyshohet se atentati ndaj 30-vjeçarit ka lidhje me kushëririn e tij Inez Hajrulla, i cili është mjaft i njohur për drejtësinë. Inez Hajrulla ka qenë objektiv i dy atentateve në qytetin e Vlorës. Njëri ndodhi në vitin 2017, kur Hajrulla ra pre e një atentati me tritol dhe mori dëmtime të rënda në të dyja këmbët, ndërsa tjetri ndodhi me 10 maj të vitit 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.

Poll

MOS HUMB