TIRANË- Boksieri shqiptar, Florian Marku u arrestua mbrëmjen e kaluar në Gjermani. Marku ishte duke udhëtuar nga Anglia drejt Gjermanisë, teksa u ndalua në hyrje të kufirit, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Greqia. 32-vjeçari akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja ka ndodhur kur boksieri ishte në moshën18-vjeçare dhe u përfshi në një sherr në Selanik, ku u arrestua nga autoritetet greke. Asokohe Marku u dënua me 7 vite burg, por ka kryer vetëm 1 vit e gjysmë të dënimit të tij. Çështja e tij penale është apeluar disa vite më parë dhe sipas ligjeve të Greqisë, ai duhet të kryejë të paktën 1/3 e dënimit. Aktualisht Florian Marku ndodhet në paraburgim në Gjermani, në pritje të esktradimit drejt Greqisë. Procedura e përgatitjes së dosjes mund të zgjasë 1 muaj, ndaj ekstradimi i tij mund të ndodhë në fillim të vitit 2025. Marku duhet të kryejë 6 muaj burg për të mbyllur çështjen. Marku është një boksier i njohur në Shqipëri dhe Angli, i cili ka arritur shumë fitore në karrierë. Ndeshja e tij e fundit ishte me Chris Congon, të cilën e humbi. Pas kësaj, Marku lajmëroi se do të bënte një pushim të shkurtër dhe do të rikthehej sërish.
Arrestohet boksieri shqiptar Florian Marku
Asokohe Marku u dënua me 7 vite burg, por ka kryer vetëm 1 vit e gjysmë të dënimit të tij. Çështja e tij penale është apeluar disa vite më parë dhe sipas ligjeve të Greqisë, ai duhet të kryejë të paktën 1/3 e dënimit.
Poll