TIRANË- Gjykata ka konfiskuar pasuritë e Emiljan Burbës, nga Elbasani. Bëhet fjalë për dy resorte në Vlorë. Burba rezulton i dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge. Pasuritë dyshohet se janë krijuar me të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm i tregtimit të lëndëve narkotike gjatë periudhës 2003–2006. Emiljano Burba është një emër që njihet edhe si mik i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjes. Ai është arrestuar më 22 prill të vitit 2014 nga autoritetet shqiptare me qëllim ekstradimin e tij në Itali. Pas një procesi gjyqësor të mbajtur atje në lidhje me trafikun e drogës, Burba u dënua me 21 vite burg.
Poll