![Konfiskohen pasuritë e “Zotit të drogës”](https://cdnimpuls.com/zeri.ai/media3/-900-0-1734541126xcover-alket-hatijas-web-819.png)
Alket Hatija
TIRANË- Janë konfiskuar katër pasuri të paluajtshme që janë përfituar nga veprimtaria kriminale e Alket Hatijas, i njohur edhe si “Zoti i drogës” në Itali. Bëhet fjalë për 1 sipërfaqe toke truall, një garazh, një apartament në Durrës dhe një apartament në Kavajë. Hatija rezulton i dënuar me 20 vjet burgim nga autoritetet gjyqësore italiane për trafikim të sasive të mëdha të lëndëve narkotike. Gjatë periudhës 2003-2004, ka transportuar dhe shitur mbi 400 kilogramë lëndë narkotike të llojit heroinë, nga Shqipëria në Itali.
Poll