Video

Konfiskohen 27 pasuri të klanit Farruku

Nga hetuesit italianë, raportohet se kjo kompani kishte lëshuar fatura false për një shumë rreth 375 milionë Eurosh.

F.m
Konfiskohen 27 pasuri të klanit Farruku
Kreshnik Farruku

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka vendosur konfiskimin e 27 pasuri të klanit Farruku dhe ka hequr masën e sekuestros për 40 të tjera. Pasuritë e konfiskuara janë në emër të Kreshnik Farrukut alias Kreshnik Budllas dhe Erneo Farrukut. Bëhet fjalë për pasuri të paluajtshme si apartamente e dyqane dhe automjete. Pasuritë dyshohet se janë vendosur nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës. Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, grupi kriminal i drejtuar nga Kreshnik Farruku Budlla pastronte para përmes një rrjeti kompanish të drejtuara nga një organizatë italo-kineze. Nga hetuesit italianë, raportohet se kjo kompani kishte lëshuar fatura false për një shumë rreth 375 milionë Eurosh. Kreshnik Budlla, u arrestua për herë të parë në Spanjë më 12 maj 2019, së bashku me vëllanë e tij dhe një tjetër anëtar të fisit.

Sipas mediave spanjolle, ai ka përdorur 10 emra. Farruku akuzohet në Spanjë dhe Itali për trafik kokaine dhe vjedhje të disa banesave, ndërsa është hetuar edhe për një vrasje. Kreshnik Budlla doli edhe në përgjimet e dosjes së ish-deputetit të Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja./ZËRI

Poll

MOS HUMB