TIRANË- Sipërmarrësi Elton Ilirjani ka krijuar një llogari në GoFundMe për të mbledhur fonde për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Parashqevi Simaku. Sipërmarrësi ka vendosur 1 milionë dollarë si shifër të nevojshme për të siguruar një rikthim të këngëtares shqiptare dhe daljes së saj nga situata e vështirë që ndodhet. Parashqevi Simaku ishte zhdukur prej vitesh. Figura e këngëtares së njohur u rikthye sërish në vëmendjen e publikut përmes një videoje të transmetuar nga televizioni amerikan "Abc 7", ku ajo shfaqej teksa merrte ndihma si e pastrehë. Këto pamje tronditën të gjithë shqiptarët dhe tashmë si duket, do të bëhen bashkë për t’i kthyer yllit të skenës shqiptare, dinjitetin e humbur.
Hapet “GoFundMe” për Parashqevi Simakun
Figura e këngëtares së njohur u rikthye sërish në vëmendjen e publikut përmes një videoje të transmetuar nga televizioni amerikan "Abc 7", ku ajo shfaqej teksa merrte ndihma si e pastrehë.
Poll