Video

GJKKO mbyll dyert për dëshminë e Dumanit

Avokatët e të pandehurve argumentojnë se media është arbitri i dytë në këtë sallë gjykimi dhe se nuk ka shkaqe të ligjshme për të mbyllur dyert e gjykatës, kur Dumani ka dhënë më shume se gjysmën e dëshmisë.

F.m
GJKKO mbyll dyert për dëshminë e Dumanit
Nuredin Dumani

TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. Por, kërkesa e SPAK është pritur me kundërshtime nga të pandehurit e tjerë, të cilët janë shprehur se ata kërkojnë transparencë gjatë seancave gjyqësore. Avokatët e të pandehurve argumentojnë se media është arbitri i dytë në këtë sallë gjykimi dhe se nuk ka shkaqe të ligjshme për të mbyllur dyert e gjykatës, kur Dumani ka dhënë më shume se gjysmën e dëshmisë. Pas miratimit të kërkesës së SPAK nga GJKKO, të pandehurit si shenjë proteste kanë braktisur sallën.

Poll

MOS HUMB