![Parashqevi Simaku këndon sërish shqip!](https://cdnimpuls.com/zeri.ai/media3/-900-0-1734338238x5894444png-392.png)
SHBA-Sipërmarrësi Elton Ilirjani, ka darkuar mbrëmë me divën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku. Në një video, dëgjohet diva e muzikës teksa këndon pak nga ‘Globi, dhuratë për ditëlindje’ dhe këngë të tjera shqiptare.
Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku. Ilirjani zbuloi se Simaku do të qëndrojë në dhomën e hotelit për tre javë dhe më pas do vendoset se çfarë do të bëhet me këngëtaren.
Parashqevi Simaku ishte zhdukur prej vitesh. Figura e këngëtares së njohur u rikthye sërish në vëmendjen e publikut pasi një video e transmetuar nga televizioni amerikan "Abc 7", ka tronditur rrjetin. Në pamjet e rrjeteve sociale shihet Parashqevi Simaku e cila merr ndihma si e pastrehë./ZËRI