Video

Qeveria ngre Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’!

Ndërsa organika do të jetë e përbërë nga drejtori, i cili organizon dhe drejton veprimtarinë e saj dhe përgjigjet para ministrit të Mjedisit dhe Turizmit.

k.m
Qeveria ngre Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të
Lumi Vjosa

TIRANË- Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar krijimi, organizimi dhe funksionimi i Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”. Administrata e re, e quajtur ndryshe edhe "ZAPK Vjosë", do të ketë institucionin e saj me seli në Tepelenë. ZAPK do të jetë e financuar nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera të ligjshme. Ndërsa organika do të jetë e përbërë nga drejtori, i cili organizon dhe drejton veprimtarinë e saj dhe përgjigjet para ministrit të Mjedisit dhe Turizmit. Kreu i kësaj njësie emërohet, lirohet dhe shkarkohet po nga ministri, por ka disa kushte si për përzgjedhjen e tij, ashtu edhe për shkarkimin. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB