Video

Zbërthehet grupi i trafikimit të armëve nga Turqia

Të arrestuar në Shqipëri përveç Euxhenio Manushit që ndodhet aktualisht pas hekurave, janë edhe Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleo Mucalliu dhe Tonin Shkambi.

F.m
Zbërthehet grupi i trafikimit të armëve nga Turqia
Euxhenio Manushi dhe Klajdi Serjani

TIRANË- Euxhenio Manushi, djali i muzikantit Adriano Manushi të njohur ndryshe si “Ad Sybardhi”, i cili u arrestua me 1 kilogramë kokainë bashkë me Klajdi Serjanin, nipin e Pajtim Serjanit, rezulton se është pjesë e një grupi që trafikon armë. Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Tiranës ka bërë me dije se bashkë me Prokurorinë Speciale të Kosovës kanë goditur grupin që trafikonte armë nga Turqia. Në total janë lëshuar 14 urdhërarreste, 8 prej tyre në Kosovë dhe 6 në Shqipëri. Të arrestuar në Shqipëri përveç Euxhenio Manushit që ndodhet aktualisht pas hekurave, janë edhe Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleo Mucalliu dhe Tonin Shkambi. Në total janë sekuestruar 60 armë zjarri. Një pjesë e pistoletave vinin nga Turqia dhe modifikoheshin në Kosovë. Më pas, drejt Tiranës vinin me autobusët e linjës, por edhe me vetura. Ndërsa trafiku drejt Bashkimit Europian bëhej nga Kosova përmes një linje tjetër.

Poll

MOS HUMB