
TIRANË- Forcat RENEA kanë zbarkuar në Shkodër këtë mëngjes dhe kanë ushtruar kontroll në banesat e disa prej anëtarëve të fisit Bajri. Kontrolle janë ushtruar edhe në lagjen Kiras, Rus, Dergut apo edhe fshatrat Shtoj i ri dhe Shtoj i vjetër. Gjatë aksionit janë sekuestruar armë zjarri dhe pesë mjete të blinduara, që nuk dihet ende se në cilën banesë janë gjetur. Ndërkohë disa persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë për t'u marrë në pyetje në lidhje për masakrën e Dobraçit, ku u ekzekutuan Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe mbetën të vrarë çifti i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha. Armët e sekuestruara do të dërgohen për ekspertizë nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.