Video

Mbyllen hetimet për dosjen e “Toyota Yaris”

Tashmë pritet që avokatët të paraqesin pretendimet e tyre, për një afat 10 ditor dhe më pas prokuroria do të vendosë për dërgimin e dosjes në gjyq.

F.m
Mbyllen hetimet për dosjen e “Toyota Yaris”
Foto Ilustruese

TIRANË- Janë mbyllur hetimet për dosjen e “Toyota Yaris”. Të pandehur janë marrë ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, Eriona Daupaj, e cila ndodhet në kërkim, avokati Radovan Çela, si dhe Astrit Vladi. Tashmë pritet që avokatët të paraqesin pretendimet e tyre, për një afat 10 ditor dhe më pas prokuroria do të vendosë për dërgimin e dosjes në gjyq. Të pandehurit akuzohen për ushtrim ndikimi të paligjshëm për të ndryshuar rrjedhën e hetimeve dhe lehtësuar të akuzuarit e dosjes së parë, të grupit që po kontrabandonte nëpërmjet linjës Angli-Belgjikë-Gjermani-Shqipëri rreth 3,4 mln euro cash, para që erdhën të futura në thasë e të fshehur në makina “Toyota Yaris”, që importoheshin dhe shiteshin në vendin tonë. Astrit Vladi akuzohet si personi që ka përfituar nga këto ndikime. Ai ishte marrë i pandehur për dosjen e 3,4 mln eurove bashkë me kushëririn e tij, Elvis Vladi.

Poll

MOS HUMB