Video

Shpallet në kërkim ndërkombëtar ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

Artan Grubi, u shpall non grata nga SHBA, pasi akuzohet se është përfshirë në korrupsion.

F.m
Shpallet në kërkim ndërkombëtar
Artan Grubi

SHKUP- Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Grubi dhe Bajrami akuzohen se janë bashkëpunëtorë në kryerjen e veprës penale “Mashtrim në Shërbim” sipas nenit 354 të Kodit Penal që parashikon dënim të paktën katër vjet burg. Të dy kanë shkaktuar mbi 500 milionë denarë ose rreth 8,2 milionë euro humbje në Lotarinë Shtetërore. Artan Grubi, u shpall non grata nga SHBA, pasi akuzohet se është përfshirë në korrupsion. Ai dyshohet se ka pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB