TIRANË- Durim Bami, njeriu që konsiderohet nga SPAK si “i forti” i Niklës në 24 dhjetor 2024, pritet të dalë para gjykatës së Dubait, për tu njohur me vendimin, nëse ai do të ekstradohet apo do të vijojë të qëndrojë si rezident në Dubai. Për gati dy muaj, ai po qëndron në një burg në Dubai, pasi SPAK e akuzon për veprën penale të “sigurimit të kushteve për të kryer vrasje”, në dëm të Arben Ndokës, Ervis Martinajt, Erigers Mihasit dhe Hektor alias Tori Xheçukës. Nga ana tjetër Durim Bami, kërkon të mos ekstradohet në Shqipëri me pretendimin se në këtë vend i rrezikohet seriozisht jeta, pasi është përndjekur në mënyrë sistematike nga 18 persona, që ai i quan anëtarë të grupeve kriminale, të cilët duan të vrasin. Sipas gazetarit Elton Qyno, avokatët e Bamit kanë dorëzuar dy vendime Gjykate të mara në Shqipëri ku tregohet se si 18 persona kanë kryer veprime direkte me qëllim vrasjen e tij. Arrestimi për herë të dytë i Bamit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është motivuar nga autoritet policore të këtij vendi, si thyerje e kushtit të garancisë për tu paraqitur vullnetarisht në rajonin policor. Sipas burimeve, Durim Bami, ka refuzuar t’i përgjigjet tre e-maileve të dërguara në adresë të tij nga Policia e Dubait, të cilët kërkonin paraqitjen vullnetarisht të tij në rajon. Ndaj nisur nga ky refuzim, Bami është ndaluar në mes të rrugës teksa ecte me familjen e tij. Në gjykatë, Durim Bami është mbrojtur duke u shprehur se nuk ka kuptuar gjuhën e përdorur në e-mailet që i janë dërguar. Por sërish, gjykata ka vendosur të lërë në burg. Tashmë çështja kundër të “fortit” të Niklës ka mbetur në derën e Gjykatës. Durim Bami, duket se është përballë një zgjedhjeje për të firmosur deportimin e tij nga Dubai në një shtet tjetër ku ai e ndjen veten të sigurtë ose të vendosë një garanci financiare në një bankë në Dubai, me qëllim lirimin e tij nga qelia. Por nga ana tjetër, SPAK kërkon me insistim ekstradimin e tij. Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, Bami do të jetë personi i tretë që ekstradohet nga Dubai, pas Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt.
Fati i të “fortit” të Niklës vendoset më 24 dhjetor
Arrestimi për herë të dytë i Bamit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është motivuar nga autoritet policore të këtij vendi, si thyerje e kushtit të garancisë për tu paraqitur vullnetarisht në rajonin policor.
Poll