![SHBA kërkon zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK](https://cdnimpuls.com/zeri.ai/media3/-900-0-1734812599xcover-shba-web-973.png)
TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që Shqipëria të zgjasë mandatin e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kjo kërkesë u bë në ceremoninë për 5-vjetorin e SPAK, nga zëcenësndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor, Aleksandër Kasanof, i cili u shpreh se prokurorët e SPAK duhet të lejohen të aplikojnë sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual.
Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor garantoi se SHBA do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi por dhe punën e SPAK, ndërsa kujtoi se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm detyrë e SPAK.
SPAK nisi punë në vitin 2019 dhe është kthyer në një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi. Në këto pesë vite, SPAK ka treguar angazhim të pandërprerë për të ndjekur penalisht bosët e krimit dhe figurat e larta të korruptuara, duke sjellë përpara drejtësisë emra të rëndësishëm jo vetëm nga bota e krimit, por edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë.