FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar mensën e Akademisë së Sigurisë, pas incidentit ku u helmuan 56 studentë. Analizat laboratorike konfirmuan se ambienti ku konsumohej ushqimi ishte jashtë kushteve normale higjienike. Ushqimi sigurohet përmes shërbimit katering nga kompania "Sori Al", dhe më pas studentët ushqehen në mensën e akademisë, mensë e cila pas analizave ka rezultuar jashtë çdo standardi higjenik. ZËRI siguroi menunë ushqimore që kanë konsumuar studentët, ku është konstatuar uthull e kontaminuar me krimba.
/ZËRI
Poll