Video

Ndahet dosja ‘Meta’: Gjykim i zakonshëm për ish-çiftin Meta-Kryemadhi

Gjykata ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për tre të pandehur: Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çokun.

zh.ll
Ndahet dosja ‘Meta’: Gjykim i zakonshëm për
ilir meta-monika kryemadhi

TIRANË- GJKKO ka ndarë çështjen për të pandehurit në dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Gjykata ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për tre të pandehur: Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çokun. Ndërkohë, procesi ndaj ish-çiftit Meta-Kryemadhi do të vijojë veçmas, me gjykim të zakonshëm. Edhe në këtë seancë nuk u lejua transmetimi live, përveç minutave të para, ku ish-presidenti Meta u shfaq brenda kafazit të qelqtë, duke përshëndetur mediat dhe duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. Pas përfundimit të seancës, ish-deputetja Monika Kryemadhi foli për mediat, duke e cilësuar çështjen si politike, ndërsa theksoi se gjatë procesit nuk pati tensione.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB