TIRANË- Shqipëria po fillon të ndjejë efektet e para negative të turizmit teksa dhënia e pronave me qira afatshkurtër është duke rritur koston e strehimit për ata që nuk kanë një banesë të tyren. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se qiratë e banesave ishin në prill të këtij viti, 7.1 për qind më të larta se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Rritja e shpejtë e qirave është e lidhur me tkurrjen e ofertës në treg për shkak se një numër gjithmonë e më i lartë pronash, të cilat destinoheshin për tregun e qirave tashmë listohen në AirBNB për t'u dhënë me qira afatshkurtër. Ky është një fenomen, i cili ka prekur masivisht shumë vende të cilat kanë turizëm masiv.
/ZËRI