TIRANË-Shqipëria renditet si një nga 10 vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat. Sipas të dhënave, që për Shqipërinë janë të disponueshme për vitin 2023, në vend kishte 182 të burgosur për 100 mijë banorë, nga 113 që është mesatarja e Bashkimit Europian për 2024 dhe 111 në 2023-n. Rekordin në Europë e mban Turqia, që në vitin 2024 kishte 342 të burgosur për 100 mijë banorë, gjithsesi me rënie nga viti i mëparshëm, kur shifra ishte 449. Në Shqipëri, pjesa më e madhe e të burgosurve janë meshkuj, ndërsa përqindja e femrave është më e ulëta në Europë, me vetëm 1.4%. Mesatarja e femrave të burgosura në Bashkimin Europian është 5.5%.
/ZËRI