Video

Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

Gjyqtari guxon të dalë kundër medias në shërbim të një biznesmeni, duke cenuar lirinë e fjalës dhe duke kërkuar heqjen e lajmeve të vërteta në interes të një pale private.

F.I
Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas
Flamur Kapllani dhe Dionis Teqja

TIRANË-Një gjyqtar i quajtur Flamur Kapllani kërkon heqjen e një lajmi për llogari të biznesmenit Dionis Teqja. Me një vendim unik, që meriton të hyjë në historinë e korrupsionit të hapur ose të absurdit juridik, gjyqtari e quan këtë “sigurim padie”. Dionis Teqja, një biznesmen i njohur është paditur nga ortakët e tij në gjykatë. Procesi gjyqësor nuk zhvillohet, pasi Teqja nuk paraqitet. Gjykata detyrohet të afishojë shpalljen për të paditurin. Gazetarët që ndjekin informacionet nga gjykata e shohin këtë shpallje dhe raportojnë lajmin. Biznesmeni ndërsa injoron gjykatën në procesin ku është i paditur, gjen derën e saj kur kërkon të padisë mediat. Nga pikëpamja ligjore, askush nuk mund të guxojë ta konsiderojë lajmin të pavërtetë. A mund të ndodhë që një lajm të hiqet nga të gjitha mediat me vendim gjykate, jo sepse është i pavërtetë, jo sepse ekziston një vendim përfundimtar për shpifje, por thjesht “për sigurim padie”? A i njeh gjyqtari kriteret që duhet të përmbushë një lajm? Gjyqtari guxon të dalë kundër medias në shërbim të një biznesmeni, duke cenuar lirinë e fjalës dhe duke kërkuar heqjen e lajmeve të vërteta në interes të një pale private. Si përfundim, mediat tona kanë vendosur të mos e heqin lajmin. Të njoftojnë organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të medias për këtë skandal dhe t’i kërkojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të hetojë vendimmarrjen e gjyqtarit Flamur Kapllani.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB