TIRANË-Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe babai i tij, Bashkim Rajku, u paraqitën këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, lidhur me procesin ndaj Laert Haxhiut, ku ata janë thirrur si dëshmitarë. Noizy është paraqitur si viktimë e veprës penale, pas ngjarjes së ndodhur në ambientet e lokalit dhe dyqanit të tij në Durrës, të cilit iu vendos lëndë plasëse në qershor të vitit 2022. Babai i tij, Bashkim Rajku, gjithashtu ishte thirrur nga GJKKO si dëshmitar. Seanca u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve të dy të pandehurve që kishin paraqitur raport mjekësor. Seanca e radhës u la në datën 13 maj ora 11.00. Noizy dhe babai i tij janë në mesin e 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet si kreu i një grupi kriminal për 14 krime të rënda, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.
/ZËRI