TIRANË-Nikoll Radaçi, autori i aksidentit tragjik në Durrës me dy fëmijë të vdekur e një të plagosur është lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg'. Avokatja e tij ka deklaruar se mbi 57-vjeçarin rëndojnë 3 akuza, ndërsa rrezikon nga 5 deri 20 vite burg. Avokatja deklaroi se klienti i saj Nikoll Radaçi është rëndë psikologjikisht, ndërsa shtoi se ai ka shprehur pendesë për ngjarjen. Në dëshminë e tij Radaçi ka deklaruar se ka devijuar mjetin për të shmangur një automjet dhe përfundoi mbi trotuarin ku ndodheshin fëmijët. Ndërkohë AMP pritet të verifikojë nëse ka shkelje të detyrës nga ana e efektivëve në lidhje me rastin dhe nëse janë ndjekur procedurat për trajtimin e ankesave të qytetarëve.
/ZËRI