Video

Aksidenti me 2 fëmijë të vdekur! Pezullohet zinxhiri drejtues i Policisë Durrës

Policia raportoi se autori, Nikoll Radaçi, rezulton si shofer që është ndëshkuar disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

F.I
Aksidenti me 2 fëmijë të vdekur! Pezullohet zinxhiri drejtues i
foto ilustruese-autori i aksidentit

TIRANË- Tre drejtues së Policisë së Durrësit janë pezulluar nga detyra për performancë të dobët, pas aksidentit të rëndë ku dy fëmijë të moshë 10 dhe 12 vjeç humbën jetën dhe një tjetër u lëndua. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka pezulluar nga detyra: Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Afrim Tafa; Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike, Zija Sulaj dhe Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore, Kreshnik Skëndo. Një hetim disiplinor ka nisur për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast. Policia raportoi se autori, Nikoll Radaçi, rezulton si shofer që është ndëshkuar disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Vetëm në vitin 2022, 57-vjeçarit i është pezulluar 2 herë leja e drejtimit të makinës, ndërsa është sanksionuar edhe më parë për parakalim të gabuar dhe për tejkalim të shpejtësisë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB