TIRANË-Xhama të thyer dhe zona e rrethuar nga Policia, kjo është pamja pas shpërthimit me tritol në dyqanin 'MCN Get Connected', në pronësi të Endri Meksit. Policia ka nisur hetimet, ku burime për ZËRI-n bëjnë me dije se nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë autori raportohet të ketë qenë një këmbësor, i cili i veshur me të zeza dhe kapele në kokë ka vendosur sasinë e lëndës plasëse. Përshkak të kapeles identifikimi është i pamundur paraprakisht, ndërsa po punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen e rastit.
Ngjarja vjen pak javë pas kërcënimit, ku Meksi, ka kallëzuar në polici se është kanosur nga persona të maskuar dhe të armatosur. Sipas kallëzimit, tre persona kanë dalë nga një automjet tip "Audi" i bardhë, të pajisur me shkopa bejsbolli dhe e kanë kërcënuar./ZËRI