TIRANË- 'Kafazi prej xhami dhe seanca live'- këto janë kërkesat e fundit nga figura të politikës shqiptare, ndodhur në qeli apo në arrati, çështjet e të cilëve po shqyrtohen në seancat e Gjykatës së Posaçme. Lidhur me këto kërkesa një debat është hapur në drejtësi, me qëndrime të ndryshme. Ish-presidenti Ilir Meta, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ish-zv kryeministri Arben Ahmetaj i janë drejtuar GJKKO-së me një kërkesë për të transmetuar 'live' seancat e procesit gjyqësor ndaj tyre. Po ashtu Veliaj, Meta edhe ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj kanë kërkuar që të mos jenë në kafazin e xhamit gjatë seancës. GJKKO vendosi të thotë 'PO' vetëm për Beqajn. Për mbrojtësit e të akuzuarve, ky është një cënim i rëndë, duke arsyetuar se publiku duhet të ndjekë në kohë reale ecurinë e procesit. Edhe prokurërët e parnishë në seancat e zyrtarëve janë pro transmetimit live, por gjykata i ka rrëzuar kërkesat. Sipas ligjit në nenin 339 të Kodit të Procedurës Penale thuhet se seanca gjyqësore është publike, përndryshe quhet e pavlefshme. Rastet e vetme kur mund të bëhet përjashtim janë: mbrojtja e moralit, sekretet shtetërore, siguria e dëshmitarëve, rendi i seancës dhe prania e të miturve ndër të pandehurit.
/ZËRI