Video

Vrasja e çiftit Mujeci! Djali mori hakun për vrasjen e të atit me 2 kushërinjtë

Vrasja dyshohet se ka ndodhur për arsye hakmarrjeje. Në kërkim si autorë të ngjarjes janë shpallur Adriano Mëhilli 22 vjeç, Renato Mëhilli 23 vjeç dhe Florin Mëhilli 36 vjeç.

F.I
Vrasja e çiftit Mujeci! Djali mori hakun për vrasjen e të atit
viktimat-autoret

TIRANË- Është zbardhur atentati i ndodhur në fshatin Balldren të Lezhës, ditën e djeshme më 26 prill, ku u ekzekutua çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për arsye hakmarrjeje. Në kërkim si autorë të ngjarjes janë shpallur Adriano Mëhilli 22 vjeç, Renato Mëhilli 23 vjeç dhe Florin Mëhilli 36 vjeç. Renato Mëhilli është djali i Genc Mëhillit të vrarë në vitin 2016, ndërsa Adriano dhe Florin janë dy nipat e tij. Viktima Mujeci, së bashku me dy vëllezërit e tij, Lin Mujeci dhe Jozef Mujeci, dyshohen për vrasjen e Gegë Mëhilli, i njohur dhe si Gent Mëhilli. Për të kryer ekzekutimin e Kreshnik Mujecit dhe bashkëshortes së tij, autorët kanë përdorur dy automjete, një 'Audi A4' dhe një 'Volkswagen'. Me mjetin 'Audi A4' është mbajtur në vëzhgim Kreshnik Mujeci, ndërsa mjeti tip “Volkswagen”, pa targa, i ka prerë rrugën automjetit ku udhëtonte çifti Mujeci dhe është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB