TIRANË- Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosën të ndryshojnë pjesërisht praktikën për caktimin e masës “arrest me burg”. Kolegjet e Bashkuara përcaktuan tri rregulla kryesore, ku kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi nënvizoi se Gjykata ka detyrimin të arsyetojë se përse masat alternative janë të papërshtatshme për tu caktuar. Së dyti masa “arrest në burg” ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme dhe së treti, barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës “arrest në burg” i takon prokurorisë. Kolegjet vendosën gjithashtu se vlerësimi i rrezikshmërisë nuk mund të bazohet vetëm në natyrën e veprës penale apo dënimin e parashikuar, por duhet të marrë në konsideratë elementë të tillë si personaliteti i personit, sjellja e tij, rrethanat e çështjes dhe të dhënat personale e familjare.
/ZËRI