Video

Më e rrezikuara në Europë! Shqipëria në 'krizë' demografike

Sipas raportit, në vitin 2024 kishte rreth 304 milionë migrantë ndërkombëtarë në botë, ose 3.7% e popullsisë globale.

zh.ll
Më e rrezikuara në Europë! Shqipëria në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Shqipëria është ndër vendet europiane ku emigracioni mund të ndikojë më tej në rënien e popullsisë, për shkak të largimit të personave në moshë riprodhuese, vlerëson Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në raportin për vitin 2026. Raporti përmend Shqipërinë krahas vendebr ku normat e fertilitetit janë tashmë nën nivelin e zëvendësimit të popullsisë. Sipas raportit, në vitin 2024 kishte rreth 304 milionë migrantë ndërkombëtarë në botë, ose 3.7% e popullsisë globale. Të dhëna të tjera të Eurostat, më herët bënë të ditur se emigrantët që kanë ikur nga Shqipëria, tashmë po bëhen qytetarët të vendeve të BE-së me të drejta të plota. Në vitin 2024, rreth 48.2 mijë shtetas shqiptarë morën shtetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB