TIRANË-Sot në Tiranë do të zhvillohen dy tubime, ku studentët kanë thirrur protestën kombëtare në orën 14:00 para Ministrisë së Asimit, ndërsa opozita është vendosur para kryeministrisë. Demokratët u mblodhën në selinë e PD-së dhe më pas marshuan drejt godinës së kryeministrisë. Demokratët u ulën mbi ‘sofrën e dialogut’ të vendsour nga kryeministri Edi Rama dhe bënë thirrje për dorëheqjen e tij.
Lidhur me dy protestat, Policia ka dalë me një plan masash ku raportohet se janë angazhuar 1200 efektivë. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjet për dialog me studentët protestues, duke shprehur gatishmërinë për komunikim. Megjithatë, deri më tani kjo ofertë nuk është pranuar.
Prej katër ditësh, Policia ka gjobitur me vlerën 50 mijë lekë të vjetra protestuesit, për pengimin e qarkullimit të automjeteve gjatë tubimive të mbajtuara para Kryeministrisë. Pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ në ligjin për tubimet, deri më tani janë gjobitur 105 persona. Në aktin Normativ të miratuar të mërkurën e 28 tetorit, parashikohen 9 kategori gjobash që nisin nga 5.000 deri në 500.000 lekë të rinj, në varësi të shkeljes, nga bllokimi i rrugës, fshehja e identitetit në protesta, deri te mosbindja ndaj urdhrit të policisë dhe je maskuar./ZËRI