TIRANË- Siguria e fëmijëve por jo vetëm, është kthyer në një problem të madh: mungesa e hapësirave publike, trotuaret e ngushta, papërgjegjshmëria e drejtuesve të automjeteve, moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor po ashtu edhe heshtja e institucioneve kanë bërë që në disa raste të kemi viktima. Të moshuar, të rinj dhe sidomos fëmijët, si në rastin e fundit në Durrës ku drejtuesi i automjetit Nikoll Radaçi akisdentoi për vdekje 2 fëmijë në trotuar në zonën e njohur si Ish-Këneta dhe 1 tjetër mbeti i plagosur rëndë.
ZËRI doli në kryeqytet për të pyetur qytetarët nëse ndihen të sigurtë në përditshmëri: për veten, për prindërit dhe për fëmijët e tyre dhe se kush duhet të mbajë përgjegjësi për rastet e tilla, shteti, autorët apo familja? Përgjigjen na e dhanë vetë qytetarët, e ndjekim!
/ZËRI