TIRANË- Sokol Toma, ish-kryetari i PD në njësinë administrative Dajç, në Zadrimë u dhunua barbarisht nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e djeshme në autostradën “Mamurras–Laç”. Toma u gjet rastësisht nga kalimtarët, në gjendje shoku. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 53-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar mjekësor. Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, autorët e ngjarjes i kanë thyer këmbët dhe i kanë prerë veshin. Policia në një reagim zyrtar lidhur me rastin ka njoftuar se janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në një territor të gjerë, ndërsa po kryhen edhe veprime të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/ZËRI