Video

"Drekë me krimba" në Akademinë e Sigurisë? Helmohen 56 studentë 

Në njoftimin zyrtar, policia njoftoi se janë arrestuar kuzhinieri dhe teknologia e kompanisë katering, ndërsa është shpallur në kërkim administratorja, Alma Tafani.

zh.ll
"Drekë me krimba" në Akademinë e Sigurisë?
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-56 studentë të Akademisë së Sigurisë kanë përfunduar në spital, pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi gjatë konsumimit të vaktit të drekës, ditën e djeshme. Raportohet se pas konsumimit të drekës, studentët kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë pasur simptoma të rënda, me të vjella dhe dhimbje barku. Ata janë transportuar në spital ku kanë marrë mjekim dhe janë rikthyer sërish në akademi. Sipas dyshimeve paraprake, studentët mund të jenë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar, i cili u ofrohet për 3 vakte nga kompania private 'Sori-Al'. Në njoftimin zyrtar, policia njoftoi se janë arrestuar kuzhinieri dhe teknologia e kompanisë katering, ndërsa është shpallur në kërkim administratorja, Alma Tafani. Ndërkohë, AKU zbarkoi menjëherë në kompaninë private, dhe pas kontrolleve ka bllokuar mbi 15o kg produkte ushqimore, si dhe vendosjen e një gjobe prej 100 mijë lekësh ndaj subjektit. ZËRI ka siguruar menunë ushqimore që kanë konsumuar studentët, ku është konstatuar uthull e kontaminuar me krimba.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB