Video

Shqipëria rekord për martesa, por 1 në 3 çifte po divorcohen

Sipas Eurostat, në vitin 2024 u regjistruan 6,8 martesa për 1 mijë banorë, e njëjta normë si në vitin 2022, shumë më e lartë se mesatarja europiane prej 3.9.

zh.ll
Shqipëria rekord për martesa, por 1 në 3 çifte po
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Shqipëria ka normën më të lartë të martesave në Europë. Sipas Eurostat, në vitin 2024 u regjistruan 6,8 martesa për 1 mijë banorë, e njëjta normë si në vitin 2022, shumë më e lartë se mesatarja europiane prej 3.9. Në vend të dytë është Maqedonia e Veriut, por të dhënat e fundit nga ky shtet i përkasin vitit 2021. Nga ana tjetër, sipas Monitor, divorcet në Shqipëri janë bërë më të zakonshme krahasuar me të kaluarën. Në vitin 2024, norma ishte 2,0 divorce për 1 000 banorë, ndërsa në vitin 1964 ishte vetëm 0,6, çka përfaqëson një rritje prej rreth 233%. Shqipëria u rendit e 11-a për numrin e lartë të divorceve në raport me popullsinë në 2024-n.

 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB