TIRANË- Në vazhdë të reagimeve për protestën në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka bërë një ndarje të qartë sipas tij, mes qytetarëve që ngrihen për një kauzë të sinqertë dhe atyre që i konsideron si përfitues politikë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë foton e protestuesese, Ikballe Huduti, e cila është aktivizuar edhe në tubimet në kryeqytet kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe pakënaqësive politike. Huduti, sipas Ramës, predikon urrejtje dhe thërret për kryengritje, si dhe e lidhi praninë e saj në tubim me influenca të huaja dhe interesa të tjera politike. Pas këtij reagimi, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerr urdhrin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për Igballe Huduti (Berisha), me argumetin se aktiviteti i saj përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe interesat e vendit. Pas deklaratave të Ramës, Ikballe Huduti reagoi, duket theksuar se dalja e saj në protestë nuk ka motive përfitimi, por motive patriotike dhe qytetare.
/ZËRI