GJIROKASTËR- Prokuroria e Gjirokastrës ka ndryshuar akuzën ndaj Kamber Sulçajt, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë, ngjarje e ndodhur në shtator 2025.
Prokuroria e ka rikualifikuar veprën penale në vrasje për shkak të tronditjes psikike, nga akuza për vrasje në rrethana të tjera cilësuese. Ky zhvillim mund të ndryshojë ecurinë e çështjes, pasi nëse gjykara pranon cilëismin e ri të veprës penale, 48-vjeçari mund të përfundojë më herët vuajtjen e dënimit.
Megjithatë, çështja ndodhet në fazën e seancës paraprake, ku gjykata do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë dhe do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim.
Si ndodhi ngjarja
Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës së 27 shtatorit, ku dyshohet se ka qenë një sherr banal për dritat e gjata të makinës që ka çuar në vrasjen e 44 vjeçarit italian Edoardo Sarchi, administrator i fabrikës “Tegola Edilcentro”.
Sipas hetimeve, Sulçaj i bezdisur nga dritat e automjetit që drejtonte Sarchi dhe tre miqtë e tij shqiptarë Eqrem, Daniel dhe Gazment Braçi. Nga hetimet ka rezultuar se Kamber Sulçaj fillimisht është konfliktuar verbalisht, me biznesmenin italian Edoardo Sarchi dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit, dhe më pas përplasja ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Sulçaj dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën biznesmeni italian./ZËRI