Video

Bizneset në emër të Nikollit! Roli i vëllezërve Bibaj: Drogë dhe vrasje

Sokoli merrej me trafikun e drogës, ndërsa të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal i ka investuar ne Shqipëri në emër të vëllait të tij Nikoll Bibaj.

zh.ll
Bizneset në emër të Nikollit! Roli i vëllezërve Bibaj:
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK, lidhur me mënyrën si funksiononte grupi kriminal i trafikut të drogës, të cilët për periudhën kohore 2019–2021 kanë trafikuar të paktën 50 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. Në dosjen hetimore siguruar nga ZËRI, bazuar komunikimeve në Sky Ecc zbardhet edhe veprimtaria dhe roli i vëllezërve Sokol e Nikoll Bibaj. Sokoli merrej me trafikun e drogës, ndërsa të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal i ka investuar ne Shqipëri në emër të vëllait të tij Nikoll Bibaj. Rolet e vëllezërve janë të ndara, ku Sokoli ia bën të qartë të vëllait të mos merret absolutisht me trafik droge  për shkak se ka pasuritë në emrin e tij dhe duhet të qëndrojë i pastër. Përveç trafikut të drogës dhe pastrimit të parave në investime, në bisedat e zbardhura mes dy vëllezërve, Sokol Bibaj rezulton i përfshirë edhe në vrasje. Në kuadër të aksionit SPAK ka sekuestruar vila e godina në pronësi të “Altea Invest”, në pronësi të vëllezërve Shpëtim, Sokol e Nikoll Bibaj, si edhe në emër të disa shoqërive të tjera të lidhura me ta. Në dosje janë evidentuar 5 episode kryesore të trafikut të dorgës nga rrjeti kriminal i grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Pacanit, me furnitor dhe një rol kryesor të Salvatore Aliu.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB