Aktualitet

Korrupsion në zgjedhje/ Sara Mila pas daljes nga SPAK: Jam person në dijeni, ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë

Ndonëse deputetja nuk dha detaje rreth paraqitjes së saj, sipas raportimeve, Mila është thirrur në Prokurori në cilësinë e deklarueses, në kuadër të një hetimi që po drejtohet nga prokurori Bledar Maksuti për dyshime mbi korrupsionin zgjedhor gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

zh.ll
Korrupsion në zgjedhje/ Sara Mila pas daljes nga SPAK: Jam person në
sara mile

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Mila mbërriti e vetme dhe nuk bëri asnjë deklaratë për mediat, ndërsa pas daljes u prononcua për gazetarët ku deklaroi se ishte thirrur në cilësinë e personit në dijeni. Mila u shpreh se do të pjetë e gatshme të paraqitet sa herë që do të thirret nga ky organ i drejtësisë. 

“Nga apartatet e politikës së vjetër. Është moment shumë i mirë për të treguar dinjitetin tim. Ka një sekret hetimor, jam person në dijeni. Kam dhënë dëshminë time dhe kam përshtypjen që ky kalvar i gjatë të hedhjes baltë nga politika e vjetër do përfundojë. Sa herë që SPAK të ketë nevojë për fjalën time, do jem këtu sa herë të jetë e nevojshme. Faleminderit se po më presin qytetarët e Elbasanit për ditën e çlirimit”, tha Mila për mediat pas daljes nga SPAK. 

Ndonëse deputetja nuk dha detaje rreth paraqitjes së saj, sipas raportimeve, Mila është thirrur në Prokurori në cilësinë e deklarueses, në kuadër të një hetimi që po drejtohet nga prokurori Bledar Maksuti për dyshime mbi korrupsionin zgjedhor gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Sipas burimeve, deputetja dyshohet se ka ndikuar për dhënien e ndihmave ekonomike në këmbim të votave. 

Sara Mile u zgjodh deputete për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit 2025, nëpërmjet listave të hapura në qarkun e Elbasanit, ku rezultoi kandidatja më e votuar.
 
 
 

 

 

Lajmi në përditësim...

MOS HUMB