Aktualitet

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, 37 persona gjobiten me nga 5 mijë lekë

Sipas njoftimit të Policisë, gjobat janë vendosur ndaj protestuesve të cilët kanë  kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

zh.ll
Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të
foto nga protestat e kaluara

TIRANË- 37 protestues janë ndëshkuar me masa administrative pas tubimeve të zhvilluara gjatë dy ditëve të fundit në Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, gjobat janë vendosur ndaj protestuesve të cilët kanë  kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Masa administrative për secilin prej tyre është 5 mijë lekë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimeve të 2 ditëve të fundit, vendosen 37 masa administrative.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 37 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimeve të zhvilluar me datë 09.11.2026 dhe 10.11.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.

Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë.

MOS HUMB