TIRANË- Një ngjarje tronditëse u regjistrua ngjarja mbrëmjen e 24 qershorit në Kavajë, ku një konflikt mes dy vëllezërve u mbyll me vdekjen e njërit prej tyre. Viktima Eqerem Rreshka, 74-vjeç kishte shkuar për të marrë dengje bari me zetor në arë, ku pasi i kishte ngarkuar, gjatë kthimit ishte takuar me vëllain e tij Muhamet Rreshka 76 vjeç. Ky i fundit i kishte thënë vëllait të mos kalonte në atë rrugë, pasi pretendon se është pjesë e tokës së tij. Sipas dëshmisë së autorit Eqerem Rreshka nuk e kishte dëgjuar dhe kishte tentuar ta përplasë me zetor. Në këto momente vëllezërit kanë nisur të debatonin ashpër dhe në konflikt e sipër Muhamet Rreshka e ka goditur për vdekje disa herë me thikë Eqerem Rreshkën. Autori ka shprehur pendesë që debati me të vëllanë përfundoi në tragjedi, ndërkohë thekson se e ka goditur në gjaknxehtësi e sipër.
/ZËRI