Video

Skandal i përsëritur! Helmohen 60 studentë të Akademisë së Sigurisë

Studentët kanë pasur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, për të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.

F.I
Skandal i përsëritur! Helmohen 60 studentë të Akademisë
foto ilustruese

TIRANË- Për herë të dytë brenda një periudhe të shkurtër studentët e Akademisë së Sigurisë në Sauk janë helmuar nga ushqimi. 60 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital mbrëmjen e 24 qershorit pas vaktit të darkës. Studentët kanë pasur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, për të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Autoritetet shëndetësore dhe AKU kanë sekuestruar mostrat e ushqimit dhe po presin rezultatet e analizave për të përcaktuar shkakun e incidentit. Rasti është i përsëritur, ku herën e parë më 7 maj, u helmuan 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i së njëjtës kompani 'SORI-AL’. Lidhur me rastin e përsëritur 'Sori-Al' është distancuar nga përgjegjësia, duke deklaruar se sipas monitorimit të tyre në Akademinë e Sigurisë konsumohen nga studentët produkte ushqimore të porositura nga jashtë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB