Video

Qeveria i jep "Osmanit" 88.5 hektarë falas në Vlorë

Këshilli i Ministrave miratoi transferimin e 88.5 hektarëve tokë shtetërore në Vlorë në dispozicion të kompanisë “RAMS Albania”, e cila do të ndërtojë aty një zonë të lirë ekonomike.

F.I
Qeveria i jep "Osmanit" 88.5 hektarë falas në Vlorë
Burak Ozçivit

TIRANË- Aktori turk Burak Ozçivit, i njohur nga publiku shqiptar si “Osmani”, duket se nuk do ti ndahet Shqipërisë, këtë herë jo në ekrane por në fushën e biznesit. Në mbledhjen e 30 qershorit, Këshilli i Ministrave miratoi transferimin e 88.5 hektarëve tokë shtetërore në Vlorë në dispozicion të kompanisë “RAMS Albania”, e cila do të ndërtojë aty një zonë të lirë ekonomike. Kompania rezulton në pronësi të Mehmet Faruk Burbul, pronari i korporatës ndërkombëtare “RAMS Global” me seli në Almaty të Kazakistanit. Nga kërkimet e ZËRI rezulton se prej muajit mars 2025 aktori turk Burak Ozçivit është imazh dhe partner i RAMS Global. Vetë aktori turk i njohur për publikun shqiptar, në verën e vitit 2025 vendosi të kalonte pushime në Shqipëri, ku në Vlorë u prit edhe nga kryebashkiaku i asokohe Ermal Dredha. Vlera e parashikuar e investimit është rreth 100 milionë dollarë. Projekti parashikon zhvillimin e një zone të integruar ekonomike në Vlorë, e konceptuar si park industrial dhe teknologjik me komponentë të automatizimit, inteligjencës artificiale dhe prodhimit të lehtë industrial. Hapësirat brenda zonës do të jepen me qira për operatorë të ndryshëm ekonomikë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB