TIRANË-Aleksandër alias Sandër Baho alias “Sakati”, pritet të ekstradohet nga Italia në Shqipëri, pasi prokuroria e posaçme SPAK pak kohë më parë i është drejtuar me një letër-porosi Drejtësisë Italiane, duke kërkuar transferimin e menjëhershëm të tij tek autoritetet Shqiptare.
Aleksandër (Aldo) Baho i njohur me nofkën "Sakati" dhe i konsideruar si krahu i djathtë i Endrit Alibej, i vrarë më 29 dhjetor të vitit 2018 U arrestua në Itali më 8 tetor. GJKKO ka caktuar ndaj tij "arrest me burg" për: “Vrasja”, mbetur në tentativë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas gazetarit Elton Qyno, hetimet e kryera nga SPAK, të cilat bazohen në deklarimet e Alibej, Dumanit dhe mesazheve në aplikacionin “Sky”, nxjerin Bahon si furnitor me armë të grupit kriminal të dyshesh Dumani-Alibej dhe pjesëmarës në tentativën e vrasjes së Lulzim Mashës si dhe “Sigurimin, krijimin e kushteve” për të kryer vrasjen e Dorian Dulit në Peqin.
Edhe në njoftimin zyratr të Policisë thuhet se 37-vjeçari dyshohet se në vitin 2022, në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka ndërmjetësuar për vrasjen e Lulzim Mashës në Tiranë, pronarit të shkollës “Willson” në kryeqytet. Sipas dëshmive të të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj, armët e përdorura në atentat u morën nga Aldo Baho në Elbasan.
Vrasja e Lulzim Mashës është organizuar nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj, Skerdi Tasi, Eldi Dizdari dhe Sandër Baho, por ngjarja mbeti në tentativë, pasi arma iu bllokua Skerdi Tasit, duke mos mundur ta vrasin Mashën. Ngjarja lidhet për një borxh financiar. Henrik Hoxhaj, njëri nga të penduarit e parë të SPAK në operacionin “Plumbi i artë”, ka zbuluar një emër tjetër si porositës i sulmit me armë ndaj biznesmenit dhe pronarit të shkollës “Willson”, Lulzim Masha.
Hoxhaj, ka treguar se njeriu që ka biseduar me Nuredin Dumanin për vrasjen e Lulzim Mashës, është Eldi Dizdari, një person ky protagonist në masakrën e ish-bllokut ndodhur në 4 Tetor 2018 dhe individ që njihet si një nga trafikantët e mëdhenj të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë.
Emri i Sandër Bahos ka dalë në dëshminë e bashkëpunëtorit të prokurorisë SPAK, Nuredin Dumani. I penduari ka dhënë dy herë shpjegime, ku ndryshe nga deklarimi i parë i muajit prill 2022, në qershor 2023, kur është pyetur para prokurorëve dhe oficerëve të SPAK, ka përmendur emrin e Aleksandër Bahos, i cili në Elbasan njihet ndryshe me nofkën “Sakati”.
Dumani, ka shpjeguar se Aleksandër Baho është njeriu që ka shkuar dhe e ka takuar në Gjilan të Kosovës, duke i premtuar garanci në pagesa dhe sigurim të armëve, me qëllim kryerjen e vrasjes së Mashës. Armët, një motor dhe premtimi për pagesën janë marrë pikërisht tek Aleksandër Baho, me qëllimin e vetëm kryerjen e ekzekutimit të Lulzim Mashës.
Në 2019 dy vëllezërit, Klevi Baho dhe Aleksandër Baho teka po udhëtonin së bashku me një makinë tip "Audi", në aksin rrugor Peqin-Elbasan, iu bë atentat. Nga breshëria e plumbave humbi jetën në vend Klevi Braho, ndërsa vetë Aldo Baho, mori tre plumba.
