Aktualitet

U shpall i pafajshëm, Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, rekurs në Gjykatën e Lartë

Ejlli u dënua me një vit burg, pas akuzave se gjatë kohës kur nuk e ushtronte më profesionin e noterit, falsifikoi dokumentat për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal i Fatmir Abdurramanit.

F.I
U shpall i pafajshëm, Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz
Luiz Ejlli

FIER-Prokuroria ka kundërshtuar vendimin e pafajësisë për Luiz Ejllin duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, ku çështja pritet të shqyrtohet më 24 nëntor dhe relator është caktuar gjyqtari Sokol Binaj. Më 8 maj 2025, Gjykata e Apelit në Fier shpalli të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramanin. 

Ejlli u dënua me një vit burg, pas akuzave se gjatë kohës kur nuk e ushtronte më profesionin e noterit, falsifikoi dokumentat për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal i Fatmir Abdurramanit.

Këngëtarit, edhe pse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me Fatmir Abdurramanin, kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas ky i fundit, në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë. Bashkë me artistin ishte dënuar me 18 muaj burg edhe Abdurramani. Të dy akuzoheshin për kryerjen e veprës penale "Falsfikimi i dokumenteve", kryer në bashkëpunim./ZËRI

MOS HUMB