Aktualitet

U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi (EMRI)

Pavarësisht se ishte i prangosur dhe nën mbikëqyrjen e punonjësve të shërbimit korrektues, 47-vjeçari arriti të largohej pa u vënë re.   

F.I
U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh
Orjol Rukaj

AUSTRALI-I burgosuri shqiptar, Orjol Rukaj i cili u arratis teksa merrte pjesë në funeralin e vëllait të tij në veriperëndim të Melburnit është kapur shtatë muaj më vonë, në Queenslandin Verior të Largët.

Mediat e huaja raportojnë se Rukaj i dyshuar për trafik droge kishte marrë leje të posaçme për të marrë pjesë në funeralin e vëllait të tij, më 25 prill. Megjithatë, pavarësisht se ishte i prangosur dhe nën mbikëqyrjen e punonjësve të shërbimit korrektues, 47-vjeçari arriti të largohej pa u vënë re.   

47-vjeçari dyshohet se përfitoi nga prania e rreth 300 personave në ceremoninë mortore për t’u larguar mes turmës. Hetuesit dyshojnë se ai mund të jetë larguar me një automjet tip Toyota LandCruiser të zi. Pas muajsh arratise, policia arrestoi 47-vjeçarin në Bamaga, pranë Cape York.  Aktualisht, Rukaj ndodhet në paraburgim në Queensland.  

MOS HUMB