Aktualitet

Vëllai u arrestua për doping, Pirro Dhima jep dorëheqjen si këshilltar, Ministria greke: S’ke lidhje me çështjen

Megjithatë dorëheqja e Pirro Dhimës nuk u pranua nga zëvendësministri i Sportit, Yiannis Vroutsis

F.I
Vëllai u arrestua për doping, Pirro Dhima jep dorëheqjen si
Pirro dhe Odisea Dhima

GREQI-Kampioni olimpik Pirro Dhima ka paraqitur dorëheqjen nga posti i sekretarit special të Federatës Greke të Peshëngritjes, pas arrestimit të vëllait të tij në kuadër të një hetimi për një rast dopingu. Teksa i vëllai dyshohet se u jepte sportistëve substanca të ndaluara  me qëllim rritjen artificiale të rezultateve, Dhima mori vendimin për dorëheqjen nga posti për arsye të ndjeshmërisë dhe dinjitetit personal.

Megjithatë dorëheqja e Pirro Dhimës nuk u pranua nga zëvendësministri i Sportit, Yiannis Vroutsis. Vrutsis nuk e pranoi dorëheqjen e tij, me argumentin se përgjegjësia familjare nuk ekziston në këtë rast. “Çfarë lidhjeje ke ti me këtë çështje?”, raportohet t’i jetë përgjigjur ai.

Protothema shkruan se më herët, Federata Greke e Peshëngritjes mohoi kategorikisht çdo lidhje me Odysseas Dhima, vëllain e kampionit të peshëngritjes Pirro Dhima, pas arrestimit të tij në kuadër të një hetimi për një rast dopingu. Ai po përballet me akuza për krime dhe kundërvajtje.

Në një deklaratë, pa përmendur emrin e tij, EOAB sqaron se Odysseas Dhima nuk ka asnjë lidhje, bashkëpunim apo rol institucional në Federatë. Njëkohësisht, ajo deklaron se është informuar për arrestimin ekskluzivisht nga shtypi dhe se, në kohën e lëshimit të deklaratës, nuk kishte marrë informacion zyrtar nga autoritetet kompetente.

Akuza ndaj vëllait 58 vjeçar të Pirro Dhimës ka të bëjë me veprën penale të furnizimit, ruajtjes dhe tregtimit të paligjshëm të substancave të ndaluara, të cilat kanë potencialin të ndryshojnë pozitivisht performancën gjatë garave të ndryshme. Në kontrollet në një banesë dhe në ambientet sportive në Atikë u sekuestruan 871 copë medikamente dhe substanca dopingu të paligjshme — tableta dhe ampula që nuk janë të miratuara nga Organizata Kombëtare e Barnave dhe që konsiderohen të rrezikshme për shëndetin — së bashku me 15.000 euro në cash, 17 kartela sportistësh, shënime me dorë dhe një telefon celular. 

MOS HUMB