Aktualitet

Në qarkullim me pushkë dhe 140 fishekë, pranga 17-vjeçarit në Vaqarr

Policia bën me dije se i mituri lëviste në rrugë me një pushkë dhe 140 fishekë luftarakë. 

F.I
Në qarkullim me pushkë dhe 140 fishekë, pranga 17-vjeçarit
arma e sekuestruar

TIRANË-Një 17-vjeçar është arrestuar në fshatin Allgjatë në Vaqarr për armëmbajtje pa leje. Policia bën me dije se i mituri lëviste në rrugë me një pushkë dhe 140 fishekë luftarakë. 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje.

Lëvizte në rrugën e fshatit “Allgjatë”, i armatosur me një pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin policor të koduar “Guns 3”, në kuadër të të cilit u ndërhy për të ndaluar shtetasin e dyshuar, në rrugën e fshatit “Allgjatë”.

Konkretisht, u vu në pranga shtetasi i mitur 17 vjeç, banues në Vaqarr, i cili u kap në flagrancë duke lëvizur me një armë zjarri të dyshuar pushkë, gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MOS HUMB