Politikë

'Nuk hyet në BE me korrupsion', Rama: Fakti që drejtësia godet edhe brenda PS-së, garanci

Kreu i qeverisë deklaroi se fakti që këto organe godasin korrupsionin deri në nivelet më të larta të pushtetit politik, edhe brenda PS-së, tregon se pavarësia e tyre është e garantuar.

F.I
'Nuk hyet në BE me korrupsion', Rama: Fakti që
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, ka komentuar procesin e integrimit evropian dhe rolin e institucioneve të pavarura të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit. Sipas tij nëse do të kishte korrupsion nuk do të vijonte puna për integrimin në BE, duke u shprehur se kjo lidhet me krijimin dhe mbështetjen e organeve të pavarura të drejtësisë. Kreu i qeverisë deklaroi se fakti që këto organe godasin korrupsionin deri në nivelet më të larta të pushtetit politik, edhe brenda PS-së, tregon se pavarësia e tyre është e garantuar.

Edi Rama: Hyrja në atë faqe nuk bëhet duke u rrokullisur në humnerë. Sot ekonomia ka prekur tavanin e 30 miliardë eurove. Nuk bëhet hyrja në atë faqe duke u zhytur në korrupsion, por duke mbështetur pa kushte organet e pavarura të drejtësisë që e luftojnë korrupsionin deri në nivelet më të larta të pushtetit politik. Ndryshe nga çfarë nxjerrin buçitë e grykave publike, shqiptarët janë të mençur që ta kuptojnë se fakti që sot dhe prej kaq vitesh ka organe të pavarura drejtësie që godasin këtu brenda, është rrjedhojë e të vërtetës së madhe se këtu është garancia e paprekshmërisë së pavarësisë së drejtësisë. Ndaj ka hyrë Shqipëria në atë faqe dhe nuk bëhet hyrja në atë faqe duke u mbyllur gojën kritikëve të qeverisë. Ky vend prodhon çdo ditë, në të gjitha kanalet e veta mediatike, 60% përmbajtje kundër qeverisë, afro 30% përmbajtje neutrale dhe vetëm 10% përmbajtje pro qeverisë. 

MOS HUMB