TIRANË-Gjatë zhvillimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, takim i cili po zhvillohet me dyer të mbylluar është njoftuar se ministri i brendshëm Ervin Demo dhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë.
Demo dhe Koçiu do të ndajnë drejtimin politik të socialistëve në kryeqytet, në një lëvizje organizative që vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë. Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, është një ndër emrat e përfolur deri më tani si një nga kandidatët e mundshëm për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit. Me ndryshimet e reja, largohet Erion Veliaj, Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu, të cilët kishin bashkëdrejtimin politik të qarkut Tiranës.
Ndryshimet po bëhen të ditura teksa, kryeministri Edi Rama vijon komunikimin me anëtarët e Asamblesë. Pritet të mësohen edhe emrat e tjerë që do të marrin drejtimin politik në qarqet e vendit.